Nga një operacion policor në Luksemburg

Kronikë

Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania

18 Dhjetor 2024, 15:14| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 15:29

  • Share

Dy shqiptarë të akuzuar për një sërë vjedhjesh në Luksemburg, janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor edhe të FAST Albania, nën koordinimin e rrjetit ENFAST.

Të arrestuar janë një 29-vjeçar nga Mirdita dhe një 28-vjeçar nga Puka, kurse ndërhyrja erdhi pas informacioneve të mbledhura nga agjentët për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë”, njoftoi sot (18 Dhjetor) Policia e Shtetit.

Dy të rinjtë akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?