Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit! Klement Çala dënohet me 20 vite dhe me nga 17 vite 6 të tjerët

5 Tetor 2022, 15:26| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 16:43

  • Share

TIRANË- GJKKO ka dhënë 122 vite burg në total për 7 anëtarët e grupit që grabitën 4.6 mln euro në Rinas në vitin 2019. Klement Çala është dënuar me 20 vite burg. Për 6 të tjerët, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli dhe Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin. Të shtatë anëtarët e grupit të grabitësve do të kryejnë dënimet në burg të sigurisë së lartë. 

SPAK kishte kërkuar 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi. Gjykimi për Talo Çelën vijon të jetë i ndarë, pasi ai është ende në arrati. Ndërsa, për Admir Muratin, i cili është cilësuar edhe si ‘koka’ e këtij grupi kriminal janë pushuar hetimet, për shkak se ai ka ndërruar jetë.

Anëtarë e grupit kriminal planifikuan vjedhjen me armë të shumave monetare, shumë kohë para se të realizohej duke siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brendësi të aeroportit duke e planifikuar me detaje kryerjen e vjedhjes.

Në 9 prill 2019 u grabitën paratë në barkun e avionit në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si 'koka' e grabitjes. Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj, bashke me të paktën 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para. 

Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala u arrestuan në mars 2020 në një vilë në Qerret, të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas. Klement Çala ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas.

Ndër të tjera, Talo Çela është një ndër të kërkuarit në operacionin "Plumbi i artë" pasi Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Talo Cela u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kekf: 05/10/2022 16:52

    Po talua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?