Foto nga grabitja në Rinas

Grabitën 10 mln euro në Rinas më 9 prill të 2019, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 për 7 të pandehurit e tjerë

14 Prill 2022, 10:40| Përditesimi: 14 Prill 2022, 11:05

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në total 157 vite burg për 8 autorët e grabitjes së rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit. Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.

Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare, shumë kohë para se të realizohej duke siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brendësi të aeroportit duke e planifikuar me detaje kryerjen e vjedhjes.

Në 9 prill 2019 u grabit avioni me para në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Muratajqë u konsiderua nga Prokuroria si 'koka' e grabitjes.

Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj, bashke me të paktën 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para.

Komento

Komente

  • Talo & grupi: 14/04/2022 10:51

    Ca turpi po behet ne kte vend, vrasin 10 veta e djegin E vjedhin me arme 20 milion euro Debohen 18 vjet me pas e ulin Dhe per 3 vjet i ke jashte

    Përgjigju
    • Gripi: 14/04/2022 21:01

      Njelloi si banda e babagjysherve. I ke pare si jane katandisur denimet e tyre nga te perjetshem me ngs 7 vite burg?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?