Policia spanjolle në operacion dhe momenti i arrestimit të të dyshuarve

Spanjë/ Grabitën 29 shtëpi në seri, ‘Kubeja’ arreston çiftin e ‘skifterëve’ shqiptarë! Ishin kthyer në tmerrin e 3 rajoneve, strategjia dhe momenti i ndalimit

22 Tetor, 09:45| Përditesimi: 22 Tetor, 09:57

  • Share

Salamanca- Një çift ‘skifterësh’ që kryenin bastisje banesash dhe biznesesh në seri, në disa zona të Spanjës, u godit nga Roja Civile.

Autoritetet i thanë mediave se grupi është përgjegjës për të paktën 29 grabitje në shtëpi në zonat e Salamanca, Valladolid dhe León.

Të arrestuarit janë një çift të rinjsh shqiptarësh, 40 dhe 23 vjeç, emrat e të cilëve nuk u publikuan. Besohet se grupi ka edhe anëtarë të tjerë, që vepronin në mënyrë të organizuar.

Autorët e dyshuar janë me kombësi shqiptare, por që jetonin në Valencia dhe kishin lëvizur në të gjithë territorin spanjoll me “mision”.

Operacioni është koduar “Kubeja”, teksa ndaj tyre kishte pasur denoncime, ku më e fundit ishte një grabitje me dhunë ndaj një familjeje.

Arrestimi u bë më 3 tetor, por u konfirmua dhe publikua dje nga mediat vendase, kur anëtarët e grupit u larguan nga një hotel pranë Avenue Filiberto Villalobos në kryeqytetin Tormes, pasi kishin kryer disa grabitje në provincë.

“Agjentët gjetën bizhuteri të ndryshme dhe objekte me interes për hetimin lidhur me krimet e fundit. Hetimi nisi qershorin e kaluar, nga agjentë të Njësisë së Policisë Gjyqësore në Salamanca, kur grupi kreu grabitje në bashkitë e Carrascal de Barregas (Peñasolana), Santa Marta de Tormes (Valdelagua) dhe Carbajosa de la Sagrada (Albahonda)”, shkruan “ABC”.

Sipas hetimeve të deritanishme, të akuzuarit përdorën disa automjete me të cilat qarkullonin dhe kryenin bastisjet apo transportin e sendeve të vjedhura. Skema ishte e qartë, për të mos rënë shumë në sy të policisë, ata gjurmonin dhe qëndronin për disa ditë pranë objektivëve dhe pas bastisjeve riktheheshin në shtëpinë e tyre në Valencia.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?