Makina që përdorën grabitësit pasi vodhën bankën

Grabitën bankën në Koplik rreth një muaj më parë, ndalohen dy të rinj nga Malësia e Madhe

4 Qershor 2022, 13:08| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 14:02

  • Share

Pas disa ditësh kërkime, policia e Shkodrës ka ndaluar dy të rinj si të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik në datën 9 maj. Burime bëjnë me dije se janë ndaluar dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe.

Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës. Ndërkohë 2 grabitësit janë ende në arrati, megjithëse policia organizoi një operacion për ndjekjen e tyre edhe me helikopter. Autorëve ju desh vetëm 7 minuta që të kryenin veprimet e tyre.

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se autorët hynë të maskuar në bankë, ku kanë marrë paratë dhe janë larguar. Ato kërcënuan me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas u larguan

Kur kanë dalë nga banka ka qenë një efektiv policie, punonjës i policisë kufitare që ka tentuar t'i ndalojë, por edhe ai është kërcënuar me armë dhe ata mundën që të arratisen. Autorët më pas u larguan, ku në dalje të qytetit të Koplikut dogjën edhe mjetin tip 'Golf'. Por nuk janë ndalur këtu, pasi kanë grabitur nën kërcënimin e armës edhe një mjet tip 'Benz' të një qytetari të rastësishëm duke u arratisur, në një aksion si në filma.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?