Kronikë

Grabitën dyqanet e celularëve në Peshkopi dhe në Maqellarë, arrestohen dy persona (VIDEO)

8 Maj 2021, 14:47| Përditesimi: 8 Maj 2021, 15:00

  • Share

Policia e Dibrës ka zbardhur grabitjen e dy dyqaneve celularësh në Maqellarë dhe në Peshkopi dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasve A. Ll., 19 vjeç,  M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë.

Po ashtu policia njofton se janë proceduar penalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin, në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një  53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhura i'a kanë dhënë për qëllime përfitimi shtetasit M. P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.

Po në vijim të hetimit, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë.

Janë sekuestruar nga Policia sendet e gjetura të vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Sakaq vijon puna intensive për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartëpërmendur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?