Policia rrethon muzeun

Bota

Grabiten ‘kryeveprat’ e arit në muzeun hollandez, autorët kryen shpërthim me eksploziv! Policia gjen edhe një automjet të djegur

26 Janar, 10:38| Përditesimi: 26 Janar, 10:46

  • Share

Hollandë-Katër artefakte të lashta ari u vodhën nga një muze hollandez në një grabitje gjatë natës në orët e para të mëngjesit të së shtunës (25 janar).

Sipas BBC, hajdutët përdorën eksplozivë për të shpërthyer muzeun Drents në Assen, ku do të zhvillohej edhe një ekspozitë e bizhuterive të çmuara rumune të bëra nga ari dhe argjendi.

Raportohet se ata kanë marrë tre byzylykë spirale dakiane dhe helmetën Cotofenesti e cila u punua pothuajse 2500 vjet më parë.

Ministria e kulturës e Rumanisë ka premtuar të marrë të gjitha hapat e mundshëm për të rikuperuar sendet e vjedhura, të cilat i ishin huazuar muzeut holandez nga Bukureshti.

Drejtori i Muzeut Drents, Harry Tupan, tha se stafi ishte i tronditur nga vjedhja, që ai tha se ishte incidenti më i madh në historinë e tij 170-vjeçare.

 Pas raportimeve për një shpërthim në orën 03:45 me orën lokale,policia rrethoi zonën, kryen hetime mjeko-ligjore dhe shqyrtuan pamjet e kamerave gjatë gjithë ditës.

Policia po heton gjithashtu një automjet të djegur i cili u gjet në një rrugë aty pranë, për të cilin dyshon se mund të lidhet me vjedhjen.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa autoritetet vendase po punojnë me Interpol për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Foto: Helmeta e Cotofenesti

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?