Dy të rinj me origjinë shqiptare 25 dhe 26 vjeç kanë nënë në prangat e policisë spanjolle si autorë të 25 grabitjeve nëpër banesat e qytetit të Burgos. Agjentët e Policisë Kombëtare të Burgos, kishin konstatuar rritje atipike të grabitjeve në banesa, transmetojnë mediat e huaja.
Grabitjet kryheshin vonë pasdite dhe herët gjatë natës, gjë që i lejonte hajdutët të perceptonin nga jashtë çdo ndriçim që tregonte se shtëpia ishte e banuar ose jo.
Në të gjitha rastet, bastisjet në banesa kryheshin duke u hedhur mbi gardhin rrethues të banesës, nga oborri i brendshëm ose kopshti, të sigurt që nuk kapeshin nga sytë e të tjerëve. Ata thyenin dyert ose dritarët për të hyrë në pronë dhe vidhnin çdo gjë me vlerë, kryesisht para dhe bixhuteri.
Nga hetimet para arrestimeve, policët konstatuan se dy hajdutët 25 dhe 26 vjeç ishin të veshur gjithnjë me të zeza dhe tepër të shkathët
Të arrestuarit, së bashku me hetimet, u vunë në dispozicion të Gjykatës Hetimore të Guardia de Burgos, e cila i la në burg. Hetimi mbetet i hapur në rast se ata ishin përgjegjës për akte të natyrës së ngjashme të kryera në pjesën tjetër të territorit kombëtar.
Këta me siguri kanë ikur para sa të këndohej himni në shkollë nga nxënësit. Se shqiptarët janë popull me kulturë... të dalluar në të gjitha burgjet e Europës. Mbajnë flamuj të mëdhenj këndojnë himnin dhe e nderuan këtë vend dhe njerëzit e saj të mirë...
Përgjigju