Makinat e djegura në rrugët pranë zyrave të DHL

Grabiten zyrat e DHL-së në Itali, hajdutët vjedhin kamionë dhe pajisje me vlerë mbi 1 milion euro

3 Nëntor, 13:42| Përditesimi: 3 Nëntor, 13:46

  • Share

ITALI – Selia e kompanisë gjermane të shërbimit postar, DHL, është grabitur orët e para të mëngjesit të sotëm (3 nëntor 2024).

Ngjarja ka ndodhur në komunën Monticelli d'Ongina, province Piacenza, rajoni Emiglia-Romania.

Sipas mediave italiane, hajdutët kanë vjedhur kamionë dhe pajisje të shtrenjta, të cilat besohet se kapin vlerën e më shumë se 1 milion eurove.

Dukej se grabitja ishte planifikuar paraprakisht në detaje. Ndërkohë që hajdutët ishin futur në selinë e DHL, në komunën Monticelli d'Ongina, bashkëpunëtorë të tyre parkuan dhe dogjën makina në rrugët hyrëse të zones, për të penguar mbërritjen e policisë.

Pas grabitjes, raportohet se hajdutët janë larguar në drejtim të qytetit Kremone. Karabinierët në Piacenza dhe Fiorenzuola kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

DHL është një kompani gjermane me seli qëndrore në Bon, Gjermani. Ajo ofron shërbimin postar, duke shpërndarë mbi 1.7 miliardë pako në vit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?