Grabitja e bankës në Koplik, zbulohet shuma që morën autorët në sportele! 3 grabitësit ende në arrati

10 Maj 2022, 08:49| Përditesimi: 10 Maj 2022, 15:44

  • Share

Është mësuar shuma që grabitësit e armatosur kanë arritur që të marrin në bankën e nivelit të dytë, një ditë më parë në Koplik. Sipas të dhënave paraprake, Report Tv mëson se grabitësit kanë arritur që të marrin 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës.

Ndërkohë 3 grabitësit janë ende në arrati, megjithëse policia organizoi dje një operacion për ndjekjen e tyre edhe me helikopter. Grabitja ndodhi një ditë më parë rreth mesditës, ku autorëve ju desh vetëm 7 minuta që të kryenin veprimet e tyre.

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se autorët kanë hyrë të maskuar në bankë, kanë marrë paratë dhe janë larguar. Ato kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas janë larguar.

Kur kanë dalë nga banka ka qenë një efektiv policie, punonjës i policisë kufitare që ka tentuar t'i ndalojë, por edhe ai është kërcënuar me armë dhe kanë mundur që të arratisen. Autorët më pas janë larguar, ku në dalje të qytetit të Koplikut kanë djegur mjetin tip 'Golf', por nuk janë ndalur këtu, pasi kanë grabitur nën kërcënimin e armës edhe një mjet tip 'Benz' të një qytetari të rastësishëm duke u arratisur, në një aksion si në filma.

Autorët e grabitjes kanë braktisur edhe mjetin e dytë me të cilin janë larguar nga qyteti i Koplikut. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se autorët e kanë braktisur mjetin markës Daimler Chrysler me targa AB684CT të drejtuar nga shtetasi Tom Pashko Lulaj, 69 vjeç dhe nën kërcënimin e armëve e kanë detyruar atë të zbresë nga mjeti dhe pasi kanë hipur në të janë larguar në drejtim të Njësisë Administrative Kastrat, ku dhe e kanë braktisur atë.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se autorët e kanë braktisur mjetin markës Daimler Chrysler me targa AB684CT të drejtuar nga shtetasi Tom Pashko Lulaj, 69 vjeç dhe nën kërcënimin e armëve e kanë detyruar atë të zbresë nga mjeti dhe pasi kanë hipur në të e janë larguar në drejtim të Njësisë Administrative ‘Kastrat’, ku dhe e kanë braktisur atë.

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje për disa orë drejtuesin e mjetit, ndërkohë në bazë të burimeve mësohet se 69 vjeçari nuk ka arritur ti njohë autorët pasi ato kanë qenë të maskuar.

Policia e Shkodrës vijon edhe gjatë ditës së sotme operacionet e kërkimit edhe pse ende nuk ka gjurmë të tyre, ndërkohë që në lidhje me ketë ngjarje janë njoftuar edhe autoritetet malazeze, pasi dyshohet se autorët mund të jenë fshehur edhe ne fshatrat kufitarë që lidhin Shqipërinë dhe Malin e Zi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?