Shpëtim Ahmeti

Kronikë

Vidhet banesa e biznesmenit në Sarandë, hajdutët i marrin bizhuteritë, dy vite më parë ju grabit biznesi

4 Nëntor 2019, 07:14| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 07:55

  • Share

SARANDE-Banesa e një biznesmeni është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 2.

Biznesmeni që ka rënë pre e vjedhjes është Shpëtim Ahmeti, ndërsa në momentin që hajdutët kanë hyrë në shtëpi mësohet se asnjë nga familjarët nuk ndodhej.

Gazetari i Report Tv në Sarandë, Limos Didani raporton se sipas të dhënave të para nga grupi hetimor janë vjedhur vetëm bizhuteri.  

Policia është njoftuar dhe po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësojnë zbulimin e autorëve.

2 vjet më parë këtij biznesmeni i ishte vjedhur edhe biznesi, duke kërcënuar punonjësit me armë dhe thikë (lexo ketu)

Komento

Komente

  • Toni: 04/11/2019 09:14

    Dy vite më parë IU grabit biznesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?