Kosova & Rajoni

Grabitet banka në Kosovë, autorët zjarr me policinë gjatë ndjekjes (Dalin Pamjet)

2 Shtator 2019, 16:01| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 20:58

  • Share

KOSOVE-Mëngjesin e sotëm është grabitur një bankë në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 në Shtime. Grabitësit të armatosur dhe me maska, raportohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, e cila ende nuk është e përcaktuar. Autorët qëlluan me armë në ajër dhe shkëmbyen zjarr me policinë në momentin që u ndoqën nga efektivët, por nuk pati asnjë të lënduar.

Policia ka ngritur postblloqe dhe është vendosur në kërkim të autorëve, ndërsa nuk raportohet për asnjë të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë ndodhin grabitje të bankave, ndërsa në vendin tonë kanë ndodhur disa të tilla, madje spektakolare si ajo në Rinas në 9 Prill të këtij viti.

Komento

Komente

  • Proka: 03/09/2019 15:22

    Eshte bere Kosova si ne Texas te Amerikes para 40 vjeteve me filma te kaubojve me Clint Estwood e Kirk Dagllas kush i mban ne mende. Na knaqen krejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?