Bashkia Kolonjë dyshohet se ka rënë pre e një tentative grabitje. Ishte një punonjës i Bashkisë Kolonjë që ka konstatuar të hapur derën e një magazine në pronësi të bashkisë.
Punonjësi ka bërë denoncim në Policinë e Kolonjës, ndërsa këta të fundit kanë nisur hetimet për rastin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi P. K., 28 vjeç, banues në Kolonjë, punonjës i bashkisë Kolonjë, se ka konstatuar të hapur derën e një magazine në pronësi të bashkisë”, informon policia.
Ndërkohë ende nuk ka reagim nga Bashkia e Kolonjës për rastin, ndërsa po ashtu nuk dihet nëse janë grabitur materiale nga magazina.
Komente
