Godina e Bashkisë Kolonjë

Kronikë

Grabitet Bashkia e Kolonjës? Punonjësi gjen derën e magazinës hapur, policia nis hetimet

16 Shtator, 11:58| Përditesimi: 16 Shtator, 12:09

  • Share

Bashkia Kolonjë dyshohet se ka rënë pre e një tentative grabitje. Ishte një punonjës i Bashkisë Kolonjë që ka konstatuar të hapur derën e një magazine në pronësi të bashkisë.

Punonjësi ka bërë denoncim në Policinë e Kolonjës, ndërsa këta të fundit kanë nisur hetimet për rastin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi P. K., 28 vjeç, banues në Kolonjë, punonjës i bashkisë Kolonjë, se ka konstatuar të hapur derën e një magazine në pronësi të bashkisë”, informon policia.

Ndërkohë ende nuk ka reagim nga Bashkia e Kolonjës për rastin, ndërsa po ashtu nuk dihet nëse janë grabitur materiale nga magazina.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?