Grabitet filiali i Kredo.al në Peshkopi, dyshohet për një person të maskuar me kapuç dhe me thikë

21 Dhjetor 2021, 11:10| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 16:07

  • Share

Dibër, grabitet nën kërcënimin e një thike një institucion dhëniesh kredie 'Kredo.al'.  Një person i maskuar me kapuç dhe me thikë ka grabitur një sasi parash në një pikë të 'Kredo.al'

"Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë,  një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po  këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga vendi i ngjarjes

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?