Kronikë

Hajdutëve në Lushnjë u dështon plani/ Tentojnë të vjedhin një biznes, por përfundojnë në kanal! Ikin pa kasafortën me para (VIDEO)

31 Mars, 09:54| Përditesimi: 31 Mars, 12:31

  • Share

LUSHNJË- Hajdutëve në Lushnjë nuk u ka shkuar plani siç duhet. Gjatë orëve të para të mëngjesit të 31 marsit, autorët kanë grabitur një biznes, thertore, në fshatin Golem të Lushnjës. Policia e Lushnjës njofton se nga biznesi kanë marrë kasafortën me para dhe furgonin e biznesit.

Por, duke u larguar, për t’iu shmangur policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Me pas kanë lënë furgonin në dalje të fshatit Golem dhe janë larguar me një tjetër automjet tjeter drejt autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet hetimore. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur dhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

"Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t'iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë. Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur", njofton policia. 

Blutë e Lushnjës njoftojnë se kanë shoqëruar dy persona në polici, ndërkohë që janë sekuestruar pamjet filmike në zonë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?