Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ I riu kërcënon me pistoletë lodër shitësen e kioskës tek zona e ish bllokut, i merr 300 lekë të reja dhe ikën

8 Dhjetor 2024, 17:47| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 18:55

  • Share

Tiranë-Një kioskë është grabitur pasditen e sotme (8 dhjetor 2024) në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në zonën e ish-Bllokut.

Sipas njoftimit të policisë hajduti dyshohet se me anë të një pistolete lodër ka kërcënuar pronaren e kioskës dhe i ka marrë 300 lekë të reja.

"Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar", informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?