Kisha 'Shën Gjergjit' Libofshë

Kronikë

Vidhet kisha e ‘Shën Gjergjit’ në Fier, hajdutët thyejnë drynin e arkës së qirinjve dhe marrin 2000 lekë

23 Maj 2021, 11:33| Përditesimi: 23 Maj 2021, 15:43

  • Share

Kisha e ‘Shën Gjergjit’ në fshatin Libofshë të Fierit është vjedhur. Policia njofton se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në kishë duke thyer drynin e arkës së qirinjve dhe duke marrë rreth 2000 lekë të reja. Po ashtu në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.

‘Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?