Kronikë

Grabitje me armë në Fushë Krujë, vidhet banesa e biznesmenit (VIDEO)

8 Prill 2019, 13:35| Përditesimi: 8 Prill 2019, 14:15

  • Share

Një banesë në qytetin e Fushë Krujës është grabitur mesditen e kësaj të hëne nga disa persona me maskë dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si ish S.M.T-ja.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 65-vjeçarit, Isuf Çela dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Mësohet se Çela është pronar i një biznesi që merret me rregullimin e elektro-shtëpiakeve.

 Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 08/04/2019 17:28

    Fush-Leshë apo Lesh-Krujë, si t iu vijë për mbarë... Egersira neandërtalë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?