Grabit me armë një argjendari përballë Policisë së Elbasanit...i zbulohen dhe dy vjedhjet e tjera në Durrës brenda javës! Arrestohet në Tiranë

15 Shkurt 2020, 12:45| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 22:10

  • Share

ELBASAN- Një argjendari ka rënë pre e një grabitje këtë të shtunë në lagjen 'Aqif Pasha', përballë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan. Prania e efektivëve të policisë në drejtorinë shumë afër argjendarisë, nuk e ka penguar autorin, që të hyjë i armatosur në argjendari 'Diamant'. Autori, tashmë i identifikuar nga uniformat blu si Astrit Thaçi, ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme floriri si varëse, byzylykë, unaza si dhe sende të tjera me vlerë dhe një shumë të madhe parash që ndodheshin në banak në argjendarinë në pronësi të Antoneta Ballës. Ai është arrestuar disa orë më vonë në Tiranë, në zonën e Ish- Kombinatit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta më të cilën Thaçi përdori në vendin e ngjarjes dhe nuk dihet nëse e ka hedhur qëllimisht apo i ka rënë nga nxitimi për t'u larguar.

Kjo ka qenë vjedhja e tretë brenda një jave që Astrit Thaçi ka bërë, dy në Durrës dhe së fundmi në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se duke qënë se zona ku ndodhej argjendaria ka qenë e "blinduar" nga kamerat e sigurisë të biznese, është bërë e mundur identifikimi i autorit, por edhe të zbardhjes së grabitjeve të tjera. Policia ka dyshime të forta, që Thaçi ka qenë autor i grabitjes në shtëpinë e Rexhep Tereziut më 10 shkurt, ku ky i fundit mbeti i plagosur pasi e pikasi. Nga ana tjetër, Thaçi dyshohet si autor edhe i grabitjes së pikës së kredie, Kredo. al më 8 shkurt, ku i armatosur dhe me maskë arriti të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh.

Ora 14:02
Brenda një jave tre 'super vjedhje'/ Kush është i riu që grabiti argjendarinë në Elbasan, shtëpinë dhe pikën e dhënies së kredisë në Durrës

Astrit Thaçi

Policia ka identifikuar autorin e grabitjes të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Sipas uniformave blu, ai është Astrit Thaçi i cili është shpallur në kërkim. Identifikimi i tij është bërë në bazë të kamerave të sigurisë dhe nuk është një person i panjohur për policinë. Thaçi është autor i dyshuar i dy grabitjeve të tjera në Durrës, më konkretisht të banesës së Rexhep Tereziut më 10 shkurt ku ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, e për pasojë e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Ndërkohë, gjithashtu burime për Report Tv bëjnë me dije se Thaçi gjithashtu dyshohet se autor i grabitjes së pikës së dhënies së kredive, Kredo.al disa ditë më parë, më konkretisht më 9 shkurt, ku autori i maskuar dhe me një pistoletë arriti të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 15/02/2020 14:53

    Bajga qe nuk kanë frikë asgjë, po sikur të kishte armë argjendari? Në ç p të motres do shkonte plera? Kapen i pleren dhe derrmojeni të shpetoje shoqeria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?