Grabitet me armë zjarri një postë private tek ish-sheshi 'Shqiponja', policia në ndjekje të dy autorëve! Kamerat e sigurisë fiksuan ngjarjen (VIDEO)

16 Qershor 2020, 22:15| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 23:33

  • Share

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 qershor) në një postë private në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy persona ende të paidentifikuar rreth orës 22:00 kanë hyrë brenda ambienteve të postës dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një sasi lekësh që ishin mbi banak.

Nuk dihet ende sasia e lekëve të marrë në postë, por mësohet se pas grabitjes autorët janë larguar me një motoçikletë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë rrethuar zonën me shiritin e sigurisë janë vënë në ndjekje të autorëve.

Gazetari i Report TV, Merin Maçi raporton se kanë qenë punonjësit e postës që kanë njoftuar policinë, e cila pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, që kanë fiksuar grabitjen.

Fakti që autorët kanë vepruar në orët e vona të natës, tregon që ata e kanë studiuar mirë zonën dhe kanë pritur që posta të mos ketë shumë punëtorë.

Blutë e kryeqytetit kanë ngritur pika të shumta kontrolli në disa akse kryesore për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Në vendin e ngjarjes shkoi edhe Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu.

Njoftimi i policisë së Tiranës
Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit "Shqiponja", në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 17/06/2020 01:30

    Hajde meksika ka namin me frym popullsie me atentate grabitej perdhunime korrupsion vjedhje plagosje vrasje mashtrime ska shanc jemi te par ne bot te pakten jemi 1 ne kete fush

    Përgjigju
  • Mili: 16/06/2020 22:40

    Nqse kapen dhe denohen atehere sipas ish ambasadorit britanik keta duhen leshuar sepse janë ordinere. Ish ambasadori britanik për mediat shqiptare tha dikur se në burgjet e Shqiperise ka keqberes ordinere të denuar me shume e shume vite te cilet duhet të riintegrohen në shoqeri. Tani me thoni ju a behen njerëz keta

    Përgjigju
    • Zani: 17/06/2020 07:42

      O Mili, ambasadori e kishte per ata qe denohen per perdorim te lendve narkotike ,vjedin energjine apo bejne krime ekonomike.Kemi numrin me te madh te te burgosurve ne rajon per numer popullsie.Por nese mendon se e kishte me keta,vazhdo e mendoje se je ne rregull.

    • Agron: 16/06/2020 23:39

      Bravo e gjete, ish ambasadori britanik na e ka fajin. Edhe shoku Enver ka folur per rrezikun Anglo-Amerikan mbi Shqiperine.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?