Zbrazën bankën në 7 minuta! 3 grabitësit në Koplik 'shtangin' policinë, djegin makinën e tyre dhe 'rrëmbejnë' një tjetër! VIDEO kur Policia ngre helikopterin në ndjekje të tyre

9 Maj 2022, 14:34| Përditesimi: 9 Maj 2022, 18:01

  • Share

SHKODËR- 7 minuta kanë mjaftuar për autorët të grabitjes të kryejnë veprimin e tyre. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se autorët kanë hyrë të maskuar në bankë, kanë marrë paratë dhe janë larguar.

Ato kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas janë larguar.

Kur kanë dalë nga banka ka qenë një efektiv policie, punonjës i policisë kufitare që ka tentuar t'i ndalojë, por edhe ai është kërcënuar me armë dhe kanë mundur që të arratisen. Autorët më pas janë larguar, ku në dalje të qytetit të Koplikut kanë djegur mjetin tip 'Golf', por nuk janë ndalur këtu. Më pas kanë grabitur nën kërcënimin e armës një mjet tip 'Benz' të një qytetari të rastësishëm duke u arratisur, në një aksion si në filma.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se autorët po ndiqen nga forcat e policisë ndërkohë që në ndihmë të operacionit përveç forcave të FNSH dhe RENEA është edhe një helikopter i policisë për ndjekjen nga ajri, çka tregon se janë identifikuar dhe janë pikasur nga efektivët. 

Nga ana tjetër, deri më tani nuk dihet se sa është shumë që kanë arritur të marrin.

 

Ora 16:17
3 autorët e vjedhjes së bankës në kërkim, Report Tv sjell pamje nga ndjekja me helikopter

Report Tv sjell pamje nga ndjekja që po bën helikopter i policisë të 3 autorëve që kanë grabitur bankën e nivelit të dytë në Koplik.

Ora 15:41
Grabitja e bankës në Koplik/ Autorët pasi dogjën makinën e tyre, i vodhën 'Benz-in' një qytetari të rastësishëm dhe u arratisën

1652103471_Sequence03.00012815.Still019.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e bankës në Loplik. Mësohet se grabitësit kanë djegur makinën e tyre Volkswagen në një kryqëzim në dalje të qytetit, teksa më pas i kanë vjedhur një Benz një qytetari dhe janë larguar me të.

"Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volksëagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj", njofton policia.

Ora 15:22
Grabitën bankën në Koplik, 3 autorët djegin 'Golf 3' në kryqëzim, humbin çdo gjurmë

 

Report Tv sjell videon nga mjeti i djegur që përdorën 3 grabitësit për të grabitur bankën në Koplik. Siç shihet në pamje, grabitësit e kanë djegur makinën në kryqëzim, duke humbur çdo gjurmë se cilën rrugë kanë ndjekur për t'u arratisur.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zgjohu!: 10/05/2022 09:14

    Akoma policia me helikopter te 1990 ????????‍♂️. Ky helikopter ka qe kur eshte hedhur busti Enver Hoxhes! Ai mund te bej per punen e transportit, po nuk mund te perdoret per ndjekje e operacione gjurmimi. Bota po armatoset deri ne dhembe me tanke e avione nga me modernet, kurse ne kemi nje helikopter per policine qe eshte prodhuar para eres tone ????????‍♂️

    Përgjigju
    • Loni: 10/05/2022 13:12

      Hajde hajde fiction I gjalle varieteja aksion... Kjo tregon se situata ekonomike eshte degraduar akoma ame shum jeta eshte ber shum e veshtire edhe tregon qe te ndermarresh nje gje te tille I ka shkuar nje pjese shoqerie aty ku nuk mban me ndaj ketij sistemi politik edhe ekonomik! Pasojat ja sikur te ishte derdhur gjak kush e ka fajin grabitesit apo I ashtuquajturi (shtet)!?

  • Besa: 09/05/2022 18:02

    Kopliku ka pase hajduta qysh ne monizem Vazhdoi dhe pas viteve 90.. Dhe vazhdon prap, njerez me shume probleme Morale dhe karakteri. Disa jane vra duke vjedh disa jane prap gjalle Jane dhe neper instutucione qe te vjedhin ne dogana Dhe polici.. Por thelle thelle, jane thjeshte hajduta shpiash dhe bagetish. Rrace e keqe, pa perjashtu dhe ndonje familje te mire normal, Por ka aq shume hajdute e trafikant, sa qe e eklipsojne nderit e malsorit Ne ato pak familje te ndershme dhe mikpritse ne malsie e madhe. Qe jane hajdute besoj e keni vene re dhe ne cmimet e hoteleve Dhe restoranteve qe i kane vu cmimet si ne Rome e Madrit e Paris..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?