Kronikë

Grabitet në orët e para të mëngjesit argjendaria në Korçë (FOTO+VIDEO)

28 Dhjetor 2019, 10:29| Përditesimi: 29 Dhjetor 2019, 19:12

  • Share

KORCE- Një argjendari në Pedonalen e Korçës është grabitur në orët e para të mëngjesit. Gazetarja Gladiola Hoxha raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer bravën e derës

Vjedhja është konstatuar nga pronarët e biznesit që kanë shkuar në mëngjes për të hapur dyqanin. Dyshohet se grabitësit kanë marrë disa bizhuteri, vlera e të cilave nuk dihet.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?