Kronikë

Grabitet nën kërcënimin e pistoletës karburanti në Lezhë, dy persona të maskuar marrin rreth 1 mln lekë të vjetra

29 Mars 2021, 09:21| Përditesimi: 29 Mars 2021, 13:27

  • Share

Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në superstraden Lezhë-Laç. Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa grabitësit kanë qenë dy persona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.

Sipas të dhënave ata kanë hyrë në këmbë nga pjesa e pasme e karburantit dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli dhe një sendi tjetër që dyshohet të jetë armë zjarri pistolete, kanë arritur të marrin xhiron e pikës së karburantit me vlerë 1 milion lekë të vjetra.

Pasi kanë kryer grabitjen dy përsonat janë larguar sërish në këmbë nga pjesa e pasme e karburantit, ndërsa në lidhje me ngjarjen është njoftuar menjëherë policia.

Blutë janë vënë në ndjekje të autoreve, por pa mundur ende që të bien në gjurmet e tyre. Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar shkopi i busbollit i përdorur nga autorët si dhe janë  sekuestruar kamerat e sigurisë të karburantit të cilët po analizohen me qëllim identifikimin e tyre. Dyshimet janë se autoret mund të jenë të rinj që e njohin mirë zonën, por duke qenë se janë se kanë qenë të maskuar identifikimi i tyre duket mjaft i vështirë.

"Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thotë policia.

Me rreth të kuq karburanti ku ndodhi grabitja

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?