Ermal Meta

Grabitet shtëpia e Ermal Metës në Itali, këngëtari mesazh hajdutëve: Nëse kërkoni ar tek ne, kantautorët s'janë të pasur

21 Qershor, 20:07| Përditesimi: 21 Qershor, 20:11

  • Share

Aventurë fatkeqe për Ermal Metën dhe partneren e tij Chiara Sturdà, dy ditë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Fortuna Marie.

Në një moment që supozohej t'i kushtohej ekskluzivisht gëzimit dhe vogëlushit të sapoardhur, çifti u gjend duke u përballur me ndërhyrjen e hajdutëve në shtëpinë e tyre.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetet sociale ku ka treguar derën e shtëpisë së tij të shkatërruar nga kriminelët.

Meta ka rrëfyer ngjarjen me hidhërim, por edhe ironi: Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”

Me gjithë fatkeqësinë, Ermal Meta i ka kushtuar më pas një video fansave për t’i falënderuar për dashurinë që i kanë shprehur sot: “Fortuna e vogël është mirë. Mami i saj është mirë. Ju falënderoj të gjithëve për dashamirësinë!” – thotë kantautori.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 22/06/2024 08:27

    E rrufeshme pergjigja nga hajdutet: " te urojm suksese ne albumin tjeter,ne menyre qe heren tjeter te gjejme me shume". Shaka sigurisht, Me vjen keq pasi ne Itali 90% te shtepive (perfshire eshte te bashkatdhetareve Tane) jane grabitur te pakten 1 here,

    Përgjigju
  • Iris: 22/06/2024 03:42

    Ndonje bashkepatriot ndoshta?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?