Roberto Martinez

Sport

Grabitet vila e Roberto Martinez në Lisbonë, trajnerit të Portugalisë i shkaktojnë dëme me vlerë 800 mijë euro

24 Shtator, 12:16| Përditesimi: 24 Shtator, 12:18

  • Share

PORTUGALI - Hajdutët kanë hyrë me forcë në vilën e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez, në Cascais, në perëndim të Lisbonës dhe kanë vjedhur ora dhe bizhuteri luksoze me vlerë afro 800 mijë euro.

Incidenti ndodhi të shtunën pasdite kur Martinez dhe gruaja e tij Beth Thompson dolën nga shtëpia për rreth katër orë. Besohet se hajdutët hynë në banesën luksoze përmes një dritareje. Forca policore 'PSP' e Portugalisë po drejton aktualisht hetimin, ndërsa departamenti i mjekësisë ligjore ka ekzaminuar shtëpinë për të gjetur gjurmë të rëndësishme.

Spekulohet se kriminelët e dinin paraprakisht se çifti do të qëndronte jashtë shtëpisë për kaq gjatë, duke u dhënë atyre kohë të mjaftueshme për të bastisur shtëpinë për sende me vlerë.

Martinez e udhëhoqi ekipin portugez drejt titullit të Ligës së Kombeve për sezonin 2024-25.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?