Elis Suçi pas grabitjes së postës në Kamëz dhe momenti i arrestimit të tij

Grabiti 1 mln lekë në postën e Kamzës, hetuesit dyshojnë se 30-vjeçari është vrasës me pagesë, në hetim ngjarjet ku mund të jetë përfshirë! Lihet në burg bashkautori

21 Prill 2022, 16:48| Përditesimi: 21 Prill 2022, 17:02

  • Share

TIRANË- Elis Suçi, i arrestuar një ditë më parë për grabitjen me armë të 1 milion lekëve në pikën e Postës Shqiptare në Kamzë, po hetohet si vrasës me pagesë. Policia ka dyshime se Suçi është i përfshirë në ngjarje kriminale vrasjesh.

Burime nga blutë bëjnë me dije se po hetohen disa ngjarje që kanë mbetur të pazbardhura dhe që mendohet se mund të ketë gisht Elis Suçi. Përgjatë kohës që ai ka qenë në kërkim nga policia qëndronte i fshehur në një hotel.

Ndërkohë, Gjykata ka lënë në burg bashkëautorin në vjedhje, bashkëautor Algert Kurtin 20-vjeç. Algert Kurti ka mohuar që të ketë marrë pjesë në vjedhje, por thotë se ka pasur dijeni për grabitjen. Ai ka thënë para hetuesve se nuk e ka takuar Elisin pas grabitjes dhe se nuk ka marrë asnjë lekë. Kurti në dëshminë e tij të dhënë një ditë më parë ka thënë se ka qëndruar jashtë gjatë grabitjes.

Elis Suçi u arrestua një ditë më parë në zonën e Medresesë, ndërsa kërcënoi efektivët e operacionales të largohen dhe u drejtoi armën. Suçi u neutralizua nga një efektiv civil dhe u vu në pranga. Më 18 prill, Suçi nën kërcënimin e armës grabiti zyrën e postës Shqiptare në Kamzë duke marrë 1 milionë lekë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?