Foto ilustruese

Kronikë

Grabiti një dyqan dhe i vuri flakën, arrestohet 37-vjeçari në Berat! Gjurmët e gishtave e nxorrën zbuluar për një tjetër grabitje

21 Shkurt 2022, 17:18| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 17:22

  • Share

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ka grabitur një dyqan dhe një banesë në Berat. Mësohet se 37-vjeçari Klodian Eskiu pasi ka grabitur dyqanin e Edison Xhangollit i ka vënë flakën për të humbur gjurmët.

Kanë qenë banorët të cilët kanë parë flakët dhe kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në kohë dhe ka shuar zjarrin. Ndërkohë duke këqyrur kamerat e bizneseve përreth policia ka mundur të zbulojë autorin e grabitjes së dyqanit.

Pas arrestimit, gjurmët e gishtave e nxorrën zbuluar 37-vjeçarin për një tjetër grabitje. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Qarkut Berat për veprime të mëtejshme hetimore.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?