Policia e Gramshit

Kronikë

Grabiti paratë në tyrben e Gramshit, shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar nga Cërriku!

28 Gusht, 11:25| Përditesimi: 28 Gusht, 11:28

  • Share

Gramsh- Plaçkiti tyrben në Gramsh, identifikohet dhe shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar.

Policia e Elbasanit konfirmoi se ka shpallur në kërkim të dyshuarin S.Ç., nga Cërriku, pasi akuzohet se është autori i vjedhjes së një shume parash në objektin e kultit që administrohet nga 63-vjeçari P.T., i cili ka depozituar edhe denoncimin në Komisariat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. Ç., 35 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në tyrben që administron shtetasi P. T., 63 vjeç, në Gramsh”, bëri me dije policia.

Teksa po punohet për kapjen e 35-vjeçarit, hetimet po kryhen bashkë me prokurorinë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?