Kronikë

Grabiti pasagjerët e autobusit në Tropojë e vrau policin, ekstradohet nga Kroacia 35-vjeçari! Kapet në Romë edhe i riu i dënuar për drogë

15 Dhjetor 2019, 09:36| Përditesimi: 15 Dhjetor 2019, 14:48

  • Share

Dy të shumë kërkuar kanë rënë në prangat e policisë kroate dhe asaj italiane pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Një prej të arrestuarve është Joland Bushati, 35-vjeç banues në Lekbibaj. Ai është arrestuar në Zagreb/Kroaci dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën u bë i mundur ekstradimi drejt vendit tonë. Ky 35-vjeçar ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës vendosi revokimin e Gjykatës së Tropojës për lirimin e tij para kohe me kusht dhe vazhdimin e vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg. Jolan Bushati u dënuar për veprën penale ''Vjedhje me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake''.  Ky persona në bashkëpunim me  A. P., ka grabitur me armë pasagjerët e linjës “Bajram Curri-Lekbibaj” duke qëlluar për vdekje  N. Gj., me detyrë punonjës policie. 

Po kështu është ekstraduar nga Roma/Itali, Vladi Sinani alias Vladimir Sinani, 29 vjeç, lindur në Bulqizë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?