Tiranë- Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit vaultor në Astir nga ku u largua me 30 mijë euro. 39 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën.
Për ngjarjen është arrestuar edhe Enio Mecaj i cili akuzohet se ka penguar në zbardhjen e ngjarjes së ndodhur duke fshehur
Ndërkohë është arrestuar Enio Mecaj, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me autorin e vjedhjes duke penguar zbardhjen e ngjarjes. Mecaj akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin.
Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.
Në 24 qershor, Artan Tafani nën kërcënimin e armës ka arritur të grabisë 30 mijë euro nga pika e këmbimit vaultor në Tiranë dhe më pas u largua me biçikletë. Për ngjarjen, policia ka nisur verifikimet për 2 punonjës të pikës së këmbimit valutor nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me autorin.
Ky është momenti kur Artan Tafani është larguar me biçikletë nga pika e këmbimit valutor në Astir ku vodhi 30 mijë euro.
Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin kur 39 vjeçari me maskë në gojë dhe kapele është larguar qetësisht nga vendngjarja. Policia ka arritur ta identifikojë vetëm ditën e sotme.
Agjentët e Komisariatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes, Artan (Marius) Tafani përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë. Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes. Ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.
Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj. Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.