Pamje nga Prokuroria e Durrësit pas grabitjes

Grabitja dy herë e Prokurorisë Durrës nga i njëjti grup i strukturuar kriminal, ja linjat e hetimit

24 Maj 2018, 12:57| Përditesimi: 24 Maj 2018, 13:03

  • Share

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim për “Grup të strukturuar Kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga Organizata Kriminale”, hetim i cili pritet të asistohet dhe nga prokurorë të Krimeve të Rënda.

Orienti i këtij hetimi në këtë linjë hetimore është bërë duke marrë shkas nga regjistrimi i dy ngjarjeve kriminale në Durrës ku postieri i postës sekrete i prokurorisë disa ditë më parë u sulmua dhe ju morën disa zarfe me dokumente dhe ngjarja e mëngjesit të sotëm, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në mesnatë dhe kanë marrë dosjet në zyrën e prokurorit Afrim Shehu dhe dy oficerëve të kësaj prokurorie.

Autorët kanë marrë fashikuj hetimorë dhe serverin e përgjithshëm të regjistrimit të pamjeve filmike të kamerave të kësaj prokurorie, duke mos i lënë asnjë mundësi prokurorëve që të analizojnë të dhënat filmike për identifikimin e autorëve.

Objektivi i grabitësve që mendohet se kanë qenë më shumë se dy vetë, ka qenë zyra e prokurorit të Task-Forcës Afrim Shehu dhe dy oficerëve të kësaj prokurorie, zyra këto që janë shumë pranë njëra-tjetrës në këtë prokurori.

Veç dy akuzave “Grup të strukturuar Kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga Organizata Kriminale”,prokuroria po zhvillon hetime edhe për akuzën e “Zhdukja ose humbja e fashikullit” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Prokurori Shehu kohët e fundit gjatë detyrës së tij ka hetuar shumë çështje me problematikë pronat në bregdetin e Durrësit, përfshirë këtu dhe konfliktin për pasurinë për ish-hotel Vollgën në Durrës.

Komento

Komente

  • obobobo: 24/05/2018 14:40

    Filmi "NGA MESI ERRESIRES " tregon qe eshte grup nostalgjik dhe me skenar te perserit fundi filmit grabitja arkives . Kush TV e jep ate film keto dite do kete audience te papare intelektuale e policore..

    Përgjigju
  • bledi: 24/05/2018 14:16

    ky prokuror duhet suspend nga puna deri sa te zbardhet e verteta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?