Klement Çala

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas në vitin 2019, Klement Çala del nga regjimi 41 Bis

17 Tetor 2022, 14:40| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 16:42

  • Share

Klement Çala, një nga të autorët e grabitjes së 4.6 milionë eurove në vitin 2019 në Rinas, ka dalë nga regjimi ’41 BIS’. Gjykata ka shfuqizuar urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë Klement Çalën. Sipas gjykatës, vendimi ishte i pabazuar në ligj dhe në prova. Klement Çala është një nga autorët e grabitjes së 4.6 milion eurove në vitin 2019.

Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala u arrestuan në mars 2020 në një vilë në Qerret, të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas. Në bazën e tyre në Qerret të Kavajës ku fshiheshin u sekuestruan armë dhe mbi 150 mijë euro. Klement Çala rezulton se ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas, për të cilën më herët janë arrestuar 12 persona të tjerë

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?