Dy vëllezër, Klement dhe Eldi Çala, të cilët aktualisht ndodhen në burg për vjedhjen në aeroportin e Rinasit, janë bërë sot subjekt i OFL-së, Operacioni Forca e Ligjit. Dy vëllezërit nga Elbasani, por edhe katër persona të tjerë, do të jenë të detyruar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi dyshohet se mund ta kenë vënë me veprimtari të paligjshme.
Më konkretisht dotë plotësojnë formularët Eldi Çela, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ''Vjedhja me armë'', ''Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal''.
Klement Çela banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ndërkohë katër persona e tjerë, një nga Tirana dhe tre nga Durrësi, që janë të detyruar të plotësojnë formularët janë Luan Kokomani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Përparim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, Durim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Arian Plaku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Përgjigjjet e formularëve më pas do t'i dërgohen SPAK për verifikime.