Grabitja në Rinas

Grabitja e 4.6 mln € në Rinas, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit

26 Korrik 2023, 11:52| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 12:39

  • Share

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 122 vite burg në total të dhënë fillimisht nga Shkalla e Parë për 7 anëtarët e grupit kriminal të grabitjes së 9 prillit 2019 brenda pistës së aeroportit të Rinasit.

Klement Çala u dënuam me 20 vjet burg, ndërsa Eldi Çala, OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi, u dënuan secili me nga 17 vite burg, të cilët u gjetën fajtor për katër vepra penale, vjedhje me armë, armëmbajtje pa leje falsifikim dokumetesh dhe grup i strukturuar kriminal.

Të dënuarit, të veshur me kamuflazh, me maska dhe të armatosur vodhën rreth 3.4 milionë euro brenda rrethimit të Rinasit, në momentin që do të transportoheshin me avionin drejt Vjenës. Pasi morën lekët, në ndjekje policia vrau një prej anëtarëve të grupit, Admir Muratin, i cili mbeti i vdekur në vend. Në vijim, kjo ngjarje, shërbeu për përçarjen e grupit kriminal për ndarjen e parave dhe solli disa vrasje në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Si ndodhi grabitja e Rinasit

Në dosjen e prokurorisë, grabitja e ndodhur shpjegohet me këtë dinamikë: Më datë 09 rreth orës 15:20, në pistën e aeroportit "Nënë Tereza", RInas, Tiranë, disa persona të veshur me kamuflazh me maska dhe të armatosur kanë vjedhur sasi të mëdha parash në vlerë Euro, në momentin që do të transportoheshin me avionin e linjës "Austria Airline" në itinerarin Tiranë-Vjene.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton të ketë filluar në avionin e linjës "Austria Airline" që gjendej në terminalin e Aeroportit "Nënë Tereza", ka rezultuar se në afërsi të këtij avioni në vendin ku ngarkohen bagazhet kanë qenë dy transporter të përmasave 2.2 m që shërbejnë për të ngarkuar bagazhet e pasagjerëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, ka rezultuar se personat e maskuar të veshur me kamuflash me anë të pincave kanë këputur drynin dhe zinxhirin e emergjencës që mbante këtë dryn ku kanë hapur portat hyrëse të anës perëndimore të emergjencës së rrethimit të aeroportit, konkretisht në afërsi të repartit të zjarrfikësit. Rezulton se personat kanë patur me vete një automjet tip furgon të makrës Volksvagen me targë AA 248KE, dhe me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Menjëherë personat e maskuar kanë lëvizur me këtë automjet në avionin e linjës Austria Airline, kanë shkuar tek vendi ku po ngarkoheshin valixhet e pasagjerëve dhe pikërisht tek barku i avionit, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur sasi të mëdha parash në valutë euro.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?