Grabitja e parave në Rinas, ndërron jetë Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova (VIDEO)

9 Qershor 2020, 09:21| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 14:28

  • Share

I arrestuari i gjashtë për grabitjen e 9 prillit 2019 në pistën e aeroportit të Rinasit, Ragip Hajdini, njohur me pseudonimin “Daja” nga Kosova, u nda nga jeta këtë të martë duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Prej 4 ditësh, Hajdini ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë ku i ishte nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e masës tumorale, pas përpjekjeve 2 mujore për ta kuruar nga mjekë të specializuar.

Me marrjen në dorë të ekspertizës mjeko-ligjore, avokati Baftjar Rusi paralajmëron kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili dhe drejtorit të 302-shit, ku sipas tij janë zhvilluar edhe protesta në mënyrë që 'Dajws' nga Kosova t’i jepej ndihma e duhur mjekësore.

"Institucioni i burgut nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore. Nuk janë lejuar familjarët për ta parë dhe është bërë protestë te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim. Një masë e madhe tumorale i është hequr nga trupi, por që nuk arriti të mbijetojë. Presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të bërë kallëzimin penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302. Hajdini është trajtuar me vonesë, dy muaj, pasi sëmundja agravoi", tha avokati Rusi.

Ragip Hajdini, u arrestua  më 26 prill të një viti më parë te 'Shkëmbi i Kavajës' në një pronë të tijën, ndërsa asnjëherë nuk ka pranuar të ketë lidhje me super-grabitjen e 4.6 milionë eurove të bankave të nivelit të dytë në barkun e avionit. 50-vjeçari akuzohej për strehimin e kreut të bandës, Admir Murataj, i cili u vra nga policia pas grabitjes së 4.6 milionë eurove, teksa tentoi të arratisej me fugonin me mbishkrim “Hetimit Tatimor” me të cilin thyen çdo element të sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Emri i “dajës” nga Kosova u zbulua nga dëshmia e të penduarit, Alkond Bengasi, por mediat në Kosovë zbuluan akuzat e 2012-ës ku Hajdini dyshohej për vjedhjen e 25 kilogramë ari në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Në kërkim si të përfshirë për grabitjen e parave në pistën e Rinasit janë ende Talo Çela dhe Aleks Pepa.

Me vrasjen e Admir Murataj dhe ndarjen nga jeta të Ragip Hajdinit i cili duhej të paraqitej në gjyq, do të mbeten të pazbardhura dhe shumë mistere në lidhje me të konsideruarin “grupi i blindave”.

Ora 11:49
Vdekja e 'Dajës' nga Kosova, reagon avokati: Kallëzim penal për Drejtorinë e Burgjeve dhe 302-in, nuk lejuan kurimin në kohë të Hajdinit (VIDEO)

Për vdekjen Ragip Hajdinit, një prej grabitësve të parave Rinas, ka reaguar avokati i tij, Baftjar Rusi.

Sipas avokatit, në lidhje me ngjarjen do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302, pasi nuk kanë lejuar që Hajdini të marrë ndihmën mjekësor në kohë  e duhur dhe se është dërguar me dy muaj vonesë për trajtim, ku sëmundja ka agravuar.

"Institucioni i burgut nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore. Nuk janë lejuar familjarët për ta parë dhe është bërë protestë te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim. Një masë e madhe tumorale i është hequr nga trupi, por që nuk arriti të mbijetojë. Presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të bërë kallëzimin penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302. Hajdini është trajtuar me vonesë, dy muaj, pasi sëmundja agravoj", tha Rusi.

Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë pasur lidhje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aldo Droboniku: 10/06/2020 13:13

    Kjo zgjebe psikologjike do mbahet mend ne historine e njerezimit si skandali me i madh boteror. Shpresoj te perfundoj se shpejti dhe populli te edukohet

    Përgjigju
  • Agron: 09/06/2020 14:37

    Dajen evran me 100% shteti neglizhon nga qe ishte kosovar kosovart ne shqiperi traitohen njelloi si ne serbi

    Përgjigju
  • Nje Kinez shqip foles me pake..: 09/06/2020 12:33

    Keshtu vjen fundi i kujdo qofte ..qe meret me krime... Vetem Politikanet ,Kane shance te mbijetojne ngaqe Populli ka qene dhe vazhdon te jene dele ..

    Përgjigju
  • Loran shehu: 09/06/2020 12:09

    Po shihni cfar gomari esht ven drejtor burgjesh

    Përgjigju
  • qifi: 09/06/2020 12:04

    OOO foli ky avokati baftjar, sekseri qe do i jepte leke gjyqtarit dhe prokurorit per ate rastin e himares

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?