Kronikë

Grabitja e bankës në Tepelenë, policia lokalizon autorin përmes telefonit, ndjekje me helikopter (VIDEO)

29 Janar 2019, 09:27| Përditesimi: 29 Janar 2019, 15:03

  • Share

TEPELENË-Policia ende nuk ka arrestuar autorin e grabitjes së bankës së nivelit të dytë mesditën e djeshme. Bazuar te burimet nga policia, gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se autori i dyshuar, një 35-vjeçar dyshohet se fshihet në fshatin Mamaj. Gjithmonë sipas burimeve, ai është lokalizuar nga telefoni.

Ndërkohë që në operacionin për arrestimin e tij policia ka angazhuar edhe një helikopter, pamjet e të cilit i ka siguruar Report Tv. 35-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, i maskuar, armatosur dhe i veshur me rroba ushtarake kërcënoi dje rreth orës 15:10 punonjësit e bankës duke grabitur 500 mijë lekë (lexo këtu).

Vetëm në muajin e parë të këtij viti janë sulmuar disa bankomate në Urën Vajgurore, Vorë dhe në Bulqizë, ndërsa dje u grabit banka në Tepelenë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?