Talo Çela dhe Gjykata e Posaçme

Kronikë

Grabitja e Rinasit/ Nuk apeloi në GJKKO, mbetet në fuqi dënimi me 18 vite burg për të shumëkërkuarin Talo Çela! S’i dha prokurë avokatit

2 Korrik, 11:15| Përditesimi: 2 Korrik, 11:34

  • Share

Tiranë- Mbetet në fuqi dënimi me 18 vite burgim ndaj të shumëkërkuarit Talo Çela, për dosjen e grabitjes së vitit 2019 në Rinas, të 4,5 mln eurove të bankave, në aeroportin e Rinasit.

 Por ndryshe nga rastet e tjera kur vendimi i shkallës së parë ankimohet, në këtë dosje nuk ka pasur apelim nga ana e palës mbrojtëse dhe vetë i pandehuri, që ndodhet në arrati prej disa vitesh, i kërkuar për një sagë krimesh të rënda, kryesisht të kryera me pagesë.

8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr edhe formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.

Talo Çela është shpallur fajtor më 21 nëntor 2024 nga GJKKO, për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në Tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Numri dy i bandës, Klement Çala me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Kujtojmë se te zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil, ku do të merrte një identitet të ri.

Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar mga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht, teksa po gjykohet edhe në dosjen tjetër "Plumbi i artë", pas dëshmive të ish-mikut të tij të penduar, Nuredin Dumani.

Grabitja ndodhi në 9 prill e vitit 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.

Talo Çela, një prej shqiptarëve më të kërkuar, u gjykua veçmas nga të akuzuarit e tjerë, ndërsa SPAK kërkoi për të 19 vite heqje lirie

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?