Grabitja në Fier ku u vra i riu nga Elbasani, pamjet 'gozhdojnë' të arrestuarin e vetëm, 4 në kërkim

5 Shtator 2019, 15:46| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 18:37

  • Share

Më 23 Mars 2018 teksa ora shënonte 02:24 minuta Arben Muça me 5 shokët e tij kishin planifikuar grabitjen e një banesë në qytetin e Fierit. ReportTv sjell pamjet ekskluzive të atij momenti ku 6 grabitësit shkojnë drejt pallatit, ndërsa reagimi në kohë i policisë solli ekzekutimin e njërit prej tyre, kapjen e Arben Muçës ndërsa 4 prej tyre janë ende në kërkim.

Në tentativë për t'u larguar grabitësit pjesë e të cilëve ishte Muça dhe Xhuljano Sollaku që mbeti i vrarë ata qëlluan mbi policinë. Uniformat blu ju kundërpërgjigjën zjarrit nga ku mbeti i vrarë elbasanlliu Sollaku.

Për këtë grabitje prokuroria e krimeve të rënda me provën materiale videon e kamerave të sigurisë, provat e AND-s përgjimet telefonike kanë përfunduar hetimet duke dërguar në gjyq Muçën. Arben Muça akuzohet për vjedhje, vrasje të punonjësit të policisë së shtetit, armëmbajtje dhe municione pa leje.

Personat e përfshirë në këtë grabitje kishin pikasur banesën e Millena Muçës në lagjen "29 Nëntori" në qytetin e Fierit. Ky proces do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, ndërsa seanca e parë ku Muca 37 vjec do të përballet me drejtësinë për krimin e kryer një vite më parë do të mbahet më 9 shtator ora 10:00.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?