Politikë

Grabitja në Fushë Krujë dhe vrasja në Fier, PD: Qeveria e paaftë të mbrojë jetë, i përdor këto kriminelë kur i duhen për zgjedhje

24 Tetor 2021, 13:33| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 10:48

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me 2 ngjarjet e 24 orëve të fundit që kanë tronditur opinionin publik, atë të vrasjes së Demir Backës në Fier dhe grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit në Fushë Krujë. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji shkruan se qeveria është e paaftë të mbrojë jetën e qytetarëve dhe pronën e tyre, madje e akuzon se i përdor këto element kriminal në zgjedhje.

"Për fat të keq gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë! Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojnë gjithçka përtej imagjinatës!

Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet. Qeveria duhet te mbaje përgjegjësi, krahas pasigurisë social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike", shkruan Salianji.

Në pak orë diferencë dy ngjarje të rënda ndodhën në vend, një ishte vrasja e Fier e Demir Backës pranë një qendre tregtare, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi  nga dy autorë me një mjet në lëvizje. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier, dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Po ashtu gjatë orëve të para të mëngjesit në Fushë Krujë, 10 persona të armatosur dhe me maska kanë dhunuar biznesmenin Nazmi Çungu dhe i kanë vjedhur atij para cash dhe sende të çmuara që kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • demokrati: 24/10/2021 21:17

    nuk hoqet dore duke bere politike me fatkeqesite e krimet ju te shqupit. ishit jeni dhe do ngeleni nje utopi per demokratet e te gjith ata qe duan nje parti demokrate te vertete. duhet te ikni te gjith e te vijne djem e vajza te rinj qe te ndertojne me gjith men nje opozite atdhe dashese bashkpunuese per te miren e vendit e te interesave te ardhmes se vendit e te beje me seriozitet lufte politike konstruktive qe te gjith presinme keto dalje leshi qe sa here ka ndonje krim nuk shkoni as ne hale ju legenat e opozites e jo me te fitoni e te qeverisni. jeni pa horizont politik pa nje plan bindes pa nje plan pune dhe keni lufte brenda e jasht partije kshu qe bjerini se i bini mir e Zoti befte mire er ne se jemi ne demokraci por nen sundimin e ed rames e faji nuk esht i tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?