Kronikë

Grabitja në Rinas, Policia e Shtetit njoftim për arrestimin e Pejanit

26 Prill 2019, 19:45| Përditesimi: 26 Prill 2019, 19:52

  • Share

Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e grabitjes më 9 prill në aeroportin e Rinasit,  policia informon se është kapur R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
 
Ai do të hetohet nga Prokuroria për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale  te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, "Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë".


Lajmi kryesor:

Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen në Rinas, 'Daja' nga Kosova (FOTO)


G.M./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?