Pamje nga vendi i ngjarjes

Grabitja në Rinas, shtyhet gjyqi për 6 të pandehurit

13 Tetor 2020, 11:30| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 11:38

  • Share

Për gati dy vite me radhë vijon të shtyhet një ndër proceset gjyqësore më të rëndësishme në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për gjashtë të pandehurit e grabitjes së Rinasit të datës 9 shkurt 2017, ndërsa shkak i përhershëm i këtyre shtyrjeve janë mungesa e avokatëve mbrojtës, Dash dhe Ernest Kupa.

Avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e këtyre të pandehurve. Për çdo seancë gjykata ka vijuar me aplikimin e gjobave për avokatët kryesisht, të cilët refuzojnë mbrojtjen e tyre.

Dy avokatët e caktuar së fundmi, në seancën e ditës së sotme janë gjobitur me 50 mijë lekë të reja dhe 100 mijë lekë të reja.

Procesi gjyqësor ka ngecur në konkluzionet përfundimtare, dhe më pas pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit. Shkalla e parë e ish-Gjakatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total.

Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg. Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?