Një ndër të arrestuarit nga policia e Kosovës, në kuadër të aksionit për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor, rezulton të jetë pronari i argjendarisë “Buraku” në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare, arrestimi i tij është bërë në një lokal, gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:00.
Pas arrestimit të tij, autoritetet kanë bllokuar argjendarinë “Buraku”, në pronësi të të arrestuarit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Policia vret njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes në Suharekë të Kosovës! Dy efektivë të plagosur, shtatë të arrestuar
K.M/ReportTv.al