Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas interpelancës që deputetët e opozitës kanë zhvilluar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend, lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në datë 9 Prill. Vasili tha se ministri u tregua kontradiktor në deklaratën e tij dhe tha se ai minstri nuk kap kriminelët por protestuesit.
"Ministri i brendeshem damlla dhe i lajthitur krye krejt!! Ministri i brendshem ne parlament 3 dite pas grabitjes ne aeroportin e Rinas deklaroi ne parlament: " Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”, Po i njejti minister i brendeshem po ne parlament sot deklaron krejt te kunderten:
"Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë vetësh që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit.”, tha Lleshaj. Po te njejtin minister te brendeshem e nxoren per zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria ne aeroport. Shqiperia nuk ka minister te brendeshem dhe idiotesi te tilla shqiptaret nuk kane degjuar kurre me pare. Ka perkundrazi nje damlla te inkrimnuar,qe kriminelet qe grabisin Aeroportin nuk i kap,ndersa protestuesit po i kap", shkruan Vasili.
po ky la nam ky si kalama
Përgjigju