Gjenden 100 mijë euro nga paratë e grabitura në Rinas, arrestohet personi që informoi autorët nga brenda aeroportit

15 Qershor 2019, 09:24| Përditesimi: 15 Qershor 2019, 17:44

  • Share

Policia dhe prokuroria e krimeve të rënda zbulojnë informatorin e grupit kriminal që realizoi supergrabitjen e miliona eurove në 9 prill, brenda aeroportit të Rinasit.

Në pranga ka rënë Hasan Kanaçi, i cili mbante detyrën e agjentit të cargos, në aeroportin Nënë Tereza. Arrestimi i 48 vjeçarit është mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Tiranë.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të konvertuara në kartmonedha të ndryshme, për të cilat ka dyshime të forta se i përkasin shumës prej 4.6 milionë eurove të grabitura në Rinas më 9 Prill dhe të cilat do të transportoheshin me avion nga Shqipëria drejt Vjenës.

Burime për Report TV bëjnë me dije se Kanaçi ishte agjenti që merrej me ngarkesën e vlerave monetare në aeroport dhe kishte dijeni për oraret fikse se kur vlerat monetare mbërrinin e futeshin në barkun e avionit.

Lidhur me këtë fakt, grupi hetimor ka dyshime të forta se 48-vjeçari ka njoftuar grupin kriminal për orarin e lëvizjet që do të bënin automjetet që po transportonin shumën e parave.

Mbi Kanaçit rëndojnë akuzat “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim”, ” Grupi i strukturuar kriminal”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative.

Kanaçi është personi i 7 që përfundoi në pranga lidhur me grabitjen e milionave euro në aeroportin e Rinasit.

Më herët në pranga janë vënë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi. Dëshmia e këtij të fundit zbuloi grupit, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe Talo Çela.

Ditën e ngjarjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori Admir Murataj.

Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.

I arrestuari Hasan Kanaçi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari digjital: 17/06/2019 09:18

    Me sa me kujtohet si fytyre, Hasani ka punuar si doganier ne Rinas te pakten deri para 15 viteve. Me sa duket i ka patur te ngushta marredheniet me lekun qe shume heret.

    Përgjigju
  • ELC: 16/06/2019 07:52

    Arrestoni pergjegjesit e vertete, e lerini punonjesit e aeroportit. Kot sa per te thene qe po punoni.

    Përgjigju
  • Toni: 15/06/2019 13:53

    A mer cun. Do te te dali qumshti i nenes

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2019 12:56

    Objekte të ndryshëm dhe jo të ndryshme!

    Përgjigju
  • shkodrani: 15/06/2019 12:34

    Ato leke ai i ka grabitur ndoshta ne bagazhin e udhetareve

    Përgjigju
  • www.YoungTribune.com: 15/06/2019 11:45

    Bravo policia. Here a vone te gjithe do bien ne rrjeten e saj.

    Përgjigju
    • Pomer: 15/06/2019 14:37

      Mos u lodh te gjith do dalin te pafajshem dhe do u rikthehen parate me urdher gjukate. Mbaje mend dhe pronari makines me euro do dali dhe do ja japin mbrapsht...

    • Arbër: 15/06/2019 12:16

      Kjo është mburrje për policin she drejtësin shqiptare!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?