Oltion Veseli

Grabitja në Rinas/ Kasapi lihet në burg, ish-imami i Krujës kërkon lirinë

26 Prill 2019, 13:05| Përditesimi: 26 Prill 2019, 14:44

  • Share

Gjykata për Krime të Rënda vendosi sot masë arrest me burg për Elton Piklin, me profesion kasap në Krujë, i cili u arrestua në Qafë-Thanë teksa vinte në Shqipëri si një nga autorët e dyshuar për grabitjen në Rinas. Ndërkohë po sot, një tjetër i arrestuar nga Kruja, ish-imami Oltion Veseli i lënë në burg, ka kërkuar përmes avokatit të tij që të hetohet në gjendje të lirë. Ai ka ankimuar masën e arrestit me burg, duke pretenduar se vendimi është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.

***

Pas Alkond Bengasit, Oltjan Veselit, Renaldo Sulaj dhe Saimit Çelaj, Gjykata për Krime të Rënda  vendosi arrest me burg edhe për Elton Piklin.

Pikli është i arrestuari i fundit i grupit të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit të identifikuar e arrestuar deri më tani nga Policia e Shtetit.

Ai u prangos pas kthimit nga Bullgaria, ndërsa para gjykatës ka mohur të jetë pjesë e kësaj gabitje duke u shprehur se prej 2017 kishte hapur në Krujë aktivitetin e tij privat si kasap.

Në kërkim për këtë ngjarje vazhdojnë të jenë disa persona mes tyre dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?