Kronikë

Gjykata lë në burg një nga të arrestuarit për grabitjen tek Rruga e Kavajës: Isha paguar vetëm për të marrë paratë

8 Maj 2021, 10:57| Përditesimi: 8 Maj 2021, 15:02

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Roni Spaho, i arrestuar për grabitjen me dhunë në bashkëpunim në rrugën e Kavajës pak ditë më parë. Spaho është kapur me vlerat monetare (rreth 3 milion lekë të reja), teksa po shkonte t'i merrte ato në vendin ku ishin lënë ditën e grabitjes.

Atij i janë gjetur edhe sende të tjera të përdorura për grabitjen që janë përdorur nga organi i akuzës si provë materiale. Në seancën e kësaj të shtune Prokurori ka paraqitur si provë për planin e grabitjes edhe disa mesazhesh të të pandehurit Spaho me personat e shpallur në kërkim për të cilët vijon puna për kapjen e tyre. 

Mësohet se Spaho ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por do të paguhej vetëm për të marrë paratë ku ishin fshehur. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë dyshohet se ai ka qenë informatori.

Roni Spaho njëri nga autorët e dyshuar të grabitjes u arrestua gjatë operacionit 'Valuta', ndërkohë Marian Gjonpalaj dhe Mario Barjami janë dy autorët e tjerë të identifikuar që janë shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e kambistit tek Rruga e Kavajës.

Ngjarja ndodhi më datë 4 maj ku të 3 personat i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të valutës. 55-vjeçari Qani Zili po transportonte një sasi të konsiderueshme parash nga exchangi, kur hajdutët iu afruan dhe filluan t’a godasin me sqepar në fillim të Rrugës së Kavajës. Për fat të mirë, Zili ishte me kaskë në kokë dhe nuk pësoi dëme. 

1620466206_1620464361roni.jpg

Roni Spaho dhe shuma e grabitur

 

Ora 14:22
U la në burg për grabitjen me dhunë tek Rruga e Kavajës, flet Roni Spaho: Isha paguar vetëm për të marrë paratë

Roni Spaho u la në burg nga gjykata ditën e sotme, pasi është arrestur për grabitjen me dhunë në bashkëpunim në rrugën e Kavajës.

Spaho është kapur me vlerat monetare (rreth 3 milion lekë të reja), teksa po shkonte t'i merrte ato në vendin ku ishin lënë ditën e grabitjes.

Mësohet se Spaho ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por do të paguhej vetëm për të marrë paratë ku ishin fshehur. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë dyshohet se ai ka qenë informatori.

Ndërkohë Marian Gjonpalaj dhe Mario Barjami janë dy autorët e tjerë të identifikuar që janë shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e kambistit tek Rruga e Kavajës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ahah: 09/05/2021 01:38

    Ahahah degjuan meten dolen me sqepar e lopata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?