VIDEO/ Grabiten 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori u largua me biçikletë! Policia jep 5 mijë euro shpërblim për informacion

24 Qershor 2023, 09:36| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 13:58

  • Share

TIRANË-  Një pikë këmbimi e valutës u grabit në zonën e Unazës së re në Tiranë pak minuta pasi kishte nisur aktivitetin mëngjesin e të shtunës.

Autori dyshohet se ka marrë të paktën 30 mijë euro përmes kërcënimit të punonjëseve.

Ora e kamerave të vëzhgimit tregon 07.06 e 34 sekonda, kur grabitësi i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar me maskë anti-covid dhe me syze të errëta, futet në ambientet e brendshme të pikës së këmbimit valutor. Agresori shihet teksa nxjerr një pistoletë që nuk dihet nëse është armë e vërtetë apo imituese dhe me shpejtësi hynë në pjesën e banakut ku qëndrojnë punonjëset. Nën kërcënimin e armës kërkon paratë dhe në një moment godet me grusht në shpinë njërën prej punonjëseve.

E gjendur nën kërcënimin e armës, ajo i tregon grabitësit sirtarët ku mbahen paratë. Autori me shpejtësi nis marrjen e kartmonmedhave të cilat i fut në pjesën e brendshme të bluzës teksa kontrollon ngado me armën në dorë. Gjatë kohës që grabitësi merr topat me para, në derën e parë të pikës së këmbimit valutor shfaqet një grua, së cilës, sipas pamjeve të kamerës, njëra prej punonjësve ia bën me shenjë dhe ajo largohet menjëherë. E gjithë skena zgjat rreth 1 minutë e 20 sekonda teksa autori del në ora 07.07 e 58 sekonda, siç tregon kamera e vëzhgimit. Por policia sqaroi se orari i këtij sistemi nuk ishte saktë pasi operatori nuk e kishte përditësuar dhe se njoftimi për ngjarjen është bërë në orën 08.25. Grabitësi u larguar qetësisht nga biznesi dhe me një biçikletë humbi gjurmët nëpër rrugica, por me vete mundi të marrë rreth 30 mijë euro. Për fat të mirë 2 punonjëset nuk u lënduan.

Policia e Tiranës vendosi 5 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që mund të japë informacion të vlefshëm për identifikimin e autorit në numrin: 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë.

Ora 12:07
Tiranë/ Grabiti 30 mijë euro dhe u largua me biçikletë, del VIDEO momenti kur autori i maskuar kërcënon me armë punonjëset në pikën e këmbimit valutor

 

Ky është momenti kur autori ende i paidentifikuar kërcënon me armë dy punonjëse në pikën e këmbimit valutor dhe u merr 30 mijë euro. Pas vjedhjes, autori i maskuar me maskë anticovid, ka ikur qetësisht me biçikletë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 25/06/2023 08:01

    Policia jep 5000 euro se i vodhen dikujt 30 000 euro me dere hap

    Përgjigju
  • Iris: 25/06/2023 01:28

    /Dhe mbasi vjedh largohet qetesisht me biciklete/,ndersa njera nga punonjeset duket ne video qe flet me dike ne cel,(ndoshta me policine)!! Si nuk ndaloi te pinte dhe ndonje kafe ne ndonje klub rrotull,kishte plot kohe!

    Përgjigju
  • Kanani: 24/06/2023 17:36

    Ai eshte i kapur si maci thomait.mund qe dhe njera nga gocat eshte e dashura

    Përgjigju
  • aqif: 24/06/2023 17:10

    ai eshte i kapur ,se ka kapur deren lart me dore.po te doje poicia e gjen

    Përgjigju
    • Or tej: 24/06/2023 18:29

      Do dalin gjurmet qe ka lene policia duke hapur e mbyllur deren

  • Shkodra: 24/06/2023 14:56

    Dera hapt , sikur ka bashkpunim . I lumt 30 mij euro per 5 min . Rrim ne ne divan shtri kot

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 24/06/2023 14:15

    Ju jap une nje informacion. Eshte polic.

    Përgjigju
  • Nardi: 24/06/2023 13:42

    E mo mire ja kane bere , se hajduta te keqij jane keta te Tele-Co. E ka zane haku i klientëve.

    Përgjigju
  • Gent: 24/06/2023 12:59

    Po dera cne hapur, se keshtu eshte kur kursen lek dhe punonjesit i le si qene ne vap, ca do presesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?