Grabitje në Vaun e Dejës, një familjeje i vidhet ‘Benzi’ dhe një shumë parash

5 Tetor 2022, 08:30| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 08:38

  • Share

Një vjedhje me dhunë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës në Shkodër. Policia bën me dije në informacionin paraprak se një shumë parash dhe një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 518LB, i janë vjedhur Zef Pepajt. 

“Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip "Benz", i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.  Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

Lajm në përditësim...

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?