Argjira Spanca dhe Graciano Tagani

VIP & Spektakël

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca do të bëhen prindër? Moderatorja zbulon të vërtetën

25 Shtator 2022, 15:44| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 15:45

  • Share

Çifti Graciano Tagani dhe Argjira Spanca u bënë kryefjalë e mediave rozë pak ditë më parë pasi u aludua se prisnin fëmijën e tyre të parë. Dyshja e cila prej kohësh jetojnë sëbashku me njëri-tjetrin kanë nxitur reagime nga publiku i cili mesa duket mezi pret të marrë të tilla lajme pozitive.

Ishte një video e publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ajo që i ka bërë ‘lëmsh’ të gjithë.

Bruno publikoi një video në Instastory ku shfaqej së bashku me moderatoren. Gjatë videos ai shprehej: “Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, ndërsa në mbishkrimin e postimit Bruno shkruante: “Unë ftesën për baby shoëer-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv.”

Por, duket se e gjitha ka qenë shaka, pasi ditën e sotme gjatë pjesës së parë të “E diell” moderatorja mohoi të ishte në pritje të ëmbël.

“Nuk jam shtatzënë, është ende herët, ka kohë!”- u shpreh Argjira duke vënë kështu pikat mbi “i”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?